Ambasadori i BE-së tregon kur do të vijnë vaksinat Covax në Kosovë

 

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sot bëri të ditur se Kosova do të marrë falas mbi 100 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19 në gjysmën e parë të vitit.

Szunyog përmes një postimi potencoi se më shumë doza të vaksinave do të vijnë në vendin tonë në gjysmën e dytë të vitit.

“Kosova është planifikuar të marrë mbi 100,000 doza vaksinash falas në gjysmën e parë të vitit 2021 përmes objektit #COVAX të mbështetur nga BE. Më shumë vaksinë do të mbërrijë në gjysmën e dytë të vitit.”, shkroi ambasadori në twitter.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot bëri të ditur se në 24 orët e fundit vdiqën edhe 3 që ishin të prekur me COVID-19, u shënuan edhe 341 raste të reja, ndërkaq, u shëruan edhe 207 pacientë. Numri total i rasteve pozitive është 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.509 raste të vdekjes./21Media

Back to top button