Ambasadori i Britanisë i zhgënjyer me mosmiratimn e Kodit Civil

 
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur i zhgënjyer që Projektkodi Civil nuk është miratuar në seancën e së mërkurës në Kuvend.
“Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha, në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në përputhje me Kushtetutën”, ka shkruar Abbott në Twitter.
Projektkodi Civil ka dështuar të të miratohe në seancën e djeshme të Kuvendit. Vetëm 28 deputetë kanë votuar pro, katër kanë absteniuar 29 kundër. Në këtë Projektkod përfshihet edhe bashkësia civile mes gjinive të njëjta./21Media


 

Back to top button