Ambasadori i Kinës në OKB: Mos të nxitohet me konkludime për Buchan

Raportet për trupa të pajetë në rrugët e Buchas janë “shumë shqetësuese”, por rrethanat duhet të verifikohen, ka thënë ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit, Jun u bëri thirrje SHBA-së, NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të angazhohen në një dialog me Rusinë pasi lufta në Ukrainë hyri në javën e gjashtë.
Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e Pekinit se sanksionet nuk janë efektive në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, por në vend të kësaj ato përshpejtuan përhapjen ekonomike.
Ndërsa, gjatë fjalimit të sotëm presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi ushtrinë ruse për mizori të tmerrshme në Ukrainë dhe i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se përgjegjësit duhet të ngrihen menjëherë për akuzat për krime lufte.
Zelenskyy, i cili u shfaq përmes një videoje nga Ukraina, ka thënë se civilët ishin qëlluar në pjesën e pasme të kokës pasi ishin torturuar, ishin hedhur në erë me granata në apartamentet e tyre dhe ishin shtypur për vdekje nga tanket ndërsa ishin në makina. /21Media
Back to top button