Afërdita Saraçini: Një lajm i rremë shumë shpejt mund të bëhet një e vërtetë e madhe

Në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, Afërdita Saraçini – Kelmendi, drejtoreshë e RTV21, përmendi zhvillimin e teknologjisë si indikator për ndikimin e madh te njerëzit të lajmeve të rreme.Saraçini ka theksuar se qasja ndaj publikut dhe komunikimi me të është shumë i rëndësishëm.
“Një lajm i rremë shumë shpejt mundet me u bë një e vërtetë e madhe. Nëse në kuadër të shoqërisë mekanizmat nuk funksionojnë si duhet, qoftë mekanizmat medialë të cilët nëse e shohin një qasje të tillë të grupeve të caktuara nuk do të reagojnë ose vetë institucionet”, ka thënë ajo.
Tutje, drejtoresha e RTV21 është shprehur se mediat tradicionale krijojnë standard në kuadër të shoqërisë.“I cili standard respektohet edhe përcillet nëse 80% e shikueshmërisë i takon televizioneve do të thotë standardi është kriju, por çka me bë me atë pjesën tjetër që ndikimi mund të jetë aq i madh në momente të caktuara, në mënyrë periodike, jo tërë kohën të ketë ndikim”, është shprehur Saraçini./kallxo.com

Back to top button