Ambasadori i Kosovës ia bën të ditur deputetit gjerman se kush është personi që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Duke komentuar ngjarjet e fundit në veri deputeti gjerman Michael Roth, ka publikuar një fotografi që qarkullon në rrjet ku thuhet se ai person në foto është polic i Serbisë.

“Supozoj të jetë rrenë! Nëse jo, është skandaloze”, ka shkruar Roth në Twitter, duke shpërndarë një postim ku jepen disa detaje për atë person.
E për këtë ka reaguar ambasadori i Gjermanisë, Faruk Ajeti duke thënë se lajmi është i vërtetë.

“I dashur Michael Roth, nuk është i rremë. Në të vërtetë, është një fakt i konfirmuar. Dragani është një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Një foto vlen sa një mijë fjalë”, shkroi Ajeti në Twitter, duke iu përgjigjur deputetit gjerman./21Media

Back to top button