Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Tani jemi gati të ecim më shpejt në agjendën evropiane
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka dhënë detaje në lidhje me takimin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Stabilizim-Asociim.
Ai ka përmendur Raportin e Progresit, që u publikua dje, e që sipas tij vlerëson progresin e qëndrueshëm që ka bërë Kosova, duke theksuar se kjo i ndihmon vendit të ecë shpejt drejt agjendës evropiane.
“Me Raportin e Komisionit 2022, që vlerëson progresin e gjerë dhe të qëndrueshëm të bërë nga Kosova gjatë vitit të kaluar (shumë kërkues dhe sfidues), tani jemi gati të ecim më tej dhe më shpejt në agjendën evropiane dhe me mbështetjen që kemi nga parlamentarët e BE-së – suksesi është i garantuar”, ka shkruar Bajrami në Twitter.
Ai po ashtu ka thënë se ka pasur diskutime të mira mes delegacioneve të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa njoftoi se takimi i radhës për Stabilizim-Asociim mes BE-së dhe Kosovës do të mbahet në fillim të nëntorit./21Media
With 2022 Commission Report evaluating wide and sustainable progress made by #Kosovo during past (very demanding and challenging) year, we are now ready to move further and faster on European Agenda, and with the backing we have from #EU parliamentarians – success is guaranteed. pic.twitter.com/k4IMLTgXzF
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) October 13, 2022