Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar kërkon lehtësimin e përkohshëm të rregullave të vizave

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaiko i kërkoi qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që përkohësisht të heqë rregullat e vizave për të lejuar refugjatët të largohen më shpejt nga vendi i tyre.

Duke u paraqitur para një komisioni deputetësh, Vadym Prystaiko u shpreh se mbi shtatë milionë njerëz janë zhvendosur tani si rezultat i luftës me Rusinë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Dhe ai u tha deputetëve se e di se emigracioni është një çështje shumë e ndjeshme në Mbretërinë e Bashkuar.

“Do të isha i lumtur nëse të gjitha barrierat hiqen për një periudhë kohore, kur ne mund të marrim maksimumin e njerëzve, atëherë do të merremi me këtë dhe ambasada ime është këtu për të ndihmuar”, shtoi Prystaiko/21Media 

Back to top button