​Ambasadori Szunyog takohet me serbët në veri

Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog ka takuar sot përfaqësuesit e Qendrës Spitalore Klinike dhe shkollës “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, si dhe ka vizituar nënstacioni Vallaq dhe qendrën e Elektroseverit.

Ai në një postim në rrjetin X ka bërë të ditur se në takim me përfaqësuesit e Qendrës Spitalore Klinike dhe shkollës “Sveti Sava” diskutuan mbi sfidat operative pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit, gjë të cilën e ka quajtur “të pakoordinuar, pasi nuk iu komunikua paraprakisht popullatës së prekur”.

Szunyog gjatë vizitës te nënstacioni Vallaq dhe qendra e Elektroseverit, ka thënë se nisja e faturimit të konsumit të energjisë elektrike në veri të Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt procesit të normalizimit. “U bëj thirrje njerëzve që të regjistrojnë llogaritë e tyre dhe të fillojnë të paguajnë faturat e tyre”, ka shkruar ai.

Back to top button