Ambasadori ukrainas: Rusia po përpiqet të ndez një konflikt në Ballkan

Ambasadori ukrainas në Serbi, Volodymyr Tolkach, bëri të ditur se duke gënjyer për marrëveshjen e Minskut ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe duke tërhequr një paralele me marrëveshjen e Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Moska po përpiqet të ndezë konfliktin në Ballkan, kryesisht për të sulmuar unitetin e Evropës.
Në një deklaratë për media të publikuar nga ambasada e Ukrainës, Tolkac i bëri thirrje sërish Beogradit që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Është veçanërisht e rrezikshme për Ballkanin Perëndimor që përfaqësuesi i shtetit terrorist në Beograd po përpiqet jo vetëm të gënjejë për marrëveshjet e Minskut, të cilat Rusia nuk i përmbushi kurrë dhe përfundimisht i shkatërroi kur nisi një valë të re agresioni të gjithanshëm kundër Ukrainës, por gjithashtu për të tërhequr disa paralele me marrëveshjen e Brukselit. Pra, pas dështimit në frontin ukrainas, duke filluar gjenocidin ndaj popullatës civile të Ukrainës, Moska po përpiqet të ndezë konfliktin në Ballkan”, tha ambasadori ukrainas./21Media

Back to top button