Kastrati: KFOR do t’i largojë barrikadat me dhunë

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se KFOR-i mund t’i heq barrikadat me dhunë, nëse nuk ka ndonjë marrëveshje brenda një jave.
“Këtu kush po vuan, po vuajnë qytetarët serb sepse nuk mund të lëvizin, nuk mund të kenë një jetë normale dhe kjo më së tepërmi po i godet ata. Në anën tjetër barrikadat, KFOR-i ka kërkuar që t’i largoj, ata janë duke i përdorur të gjitha rrugët diplomatike dhe politike që me bind Beogradin por edhe vet ekstremistët serb në veri që ato barrikada duhet të largohen sepse tjetër alternativë nuk ka dhe unë e shoh që jo më larg se nje jave nese nuk arrihet kjo atëherë KFOR-i është përgjegjës dhe unë mendoj që KFOR-i do t’i largoj me dhunë”, ka thënë Kastrati për RTV21.
Ndëkrohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veri janë vendosur nëntë barrikada nga persona ose grupe, si i ka cilësuar kriminale dhe si pasojë e tyre dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim. Policia tha se është duke u angazhuar që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve po punon në parandalimin e akteve kriminale të organizuara nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës./21Media

Back to top button