Ambasadorit Hovenier i ndahet urdhri “Dr. Ibrahim Rugova”

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është nderuar me ndarë urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova urdhër të cilën ia ndau Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Jeffrey Hovenier, ka vendosur të largohet nga misioni në Kosovë dhe të pensionohet.
Osmani e ka vlerësuar Hovenierin si më shumë se një ambasador në Kosovë. Osmani ka vlerësuar kontributin që Hovenier ka dhënë për Kosovën
“Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të. Faleminderit Ambasador Hovenier!” ka shkruar ajo në Facebook tek ka publikuar një video të ceremonisë.
Në anën tjetër Hovenier ka shprehur mirënjohje që ka marrë urdhrin presidencial
“Thellësisht i nderuar dhe mirënjohës që mora urdhrin presidencial ‘Dr. Ibrahim Rugova’ nga presidentja Vjosa Osmani mbrëmë. Kjo ka domethënie të madhe për mua pasi përfaqëson punën kolektive dhe përkushtimin e kujtdo që ka qenë pjesë e përpjekjes për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të avancuar vizionin tonë të përbashkët për shtet sovran, demokratik e multietnik. Ka qenë privilegj i madh të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në platformën “X” të mërkurën.
Deeply honored and grateful to be presented the Presidential Order of ‘Dr. Ibrahim Rugova’ by President @VjosaOsmaniPRKS yesterday evening. This recognition holds great meaning for me as it represents the collective work and dedication of everyone who has been part of this effort… pic.twitter.com/g9w3dmChD9
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 11, 2024
Urdhri Për Paqe, Demokraci Dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, u jepet personave vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.
Hovenier është ambasador në Kosovë që nga janari i vitit 2022./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?