Policët në veri me shujta të ftohta

Këta janë policët e Kosovës të cilët pa hezitim e sypatrembur, u gjendën përball çdo sfide në veriun e Kosovës…Por mirënjohja dhe lëvdatat e Qeverisë mbetën veç një mbështetje surreale për njësitet policore të cilët vazhdojnë të jenë në vijën e  parë të frontit me sfidat e sigurisë në veri të vendit, me supet e tyre të rënduara nga  mospërmbushja e kërkesave.

Policët tashmë jetë të ngopur me premtimet boshe të qeveritarëve, derisa operojnë në mungesë të shumë kushteve, madje edhe të atyre më elementare, siç janë shujtat  e bollshme dhe të ngrohta. Disa prej policëve të angazhuar në veri të vendit me orare të stërzgjatura, në kushte anonimiteti i thanë RTV21, se po ushqehen me ushqime të ftohta,  fotografi këto që dëshmojë realitetin.

Për këtë situatë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Ndërsa ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, thotë se qeveritë e njëpasnjëshme të Kosovës asnjëherë nuk e kanë trajtuar me prioritet këtë çështje.

“Duhet të kenë ushqim të mirëfilltë në mënyrë që ata të kenë edhe kondicion fizik edhe psiqik që të jenë në nivel të kryerjës së detyrës së tyre……”, tha Morina për rtv21

Edhe më absurde konsiderohet dallimi i shujtave ditore në njësitet e ndryshme të Policisë. Njohësi i sigurisë Drizan Shala, vlerëson se bëhet fjalë për një qasje jo profesionale nga institucionet e sigurisë.

“Kategorizimi sa i përket kësaj çështje është jo e logjikshme, jo proporcionale, jo e arsyeshme. Derisa ne kemi mundësi të ju ofrojmë ushqim, pse mos të bëjmë këtë për të gjithë ata pjesëtarët. Ministria e Punëve të Brendshme si dhe Policia duhet të kishin menduar për një zgjidhje”, tha Shala.

Kaloritë e nevojshme ushqimore përbëjnë një nga elementet kryesore në ngritjen e e performancës fizike dhe psikike të policëve, vlerëson nutricisti, Agron Rexhepi. Sipas tij është mëse e nevojshme që policët të marrin nga 2500 deri 3500 kalori në ditë.

“Nëse ushqehen si duhet, 25 % të ngritet forca eksplozive ndërsa 40% qëndrueshmëria. Ndërsa nëse nuk ushqehen si duhet të njëjta vlera ulen. Duhet të marren 3 reaksione të plota brenda ditës. Varësisht nga trupi i njeriut duhet të merren edhe kalorit por sillet diku nga 2500-3500 kalori ditore”, tha Rexhepi.

Shqetësimet e policëve të Kosovës të angazhuar në veri, për më keq nuk kanë një zë artikulues, pasi sindikata e Policisë së Kosovës vazhdon të mbetet pa kryesindikalistë tash e 7 muaj./RTV21/21Media

Back to top button