LAA hedhin poshtë mundësinë e koalicionit me PAN-in

LAA kanë thënë se s’ka asnjë mundësi që të përfshihen në koalicion me PAN-in

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, kanë hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në një koalicion me PAN-in.

Pas deklarimeve të të nominuarit për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj i cili deklaroi së është i hapur për bisedime më LAA për formimin e një qeverie eventuale nga ai, LAA është kundërpërgjigjur menjëherë.

“Deklarimet e Haradinaj se do të bisedojë për koalicion me LDK-në, janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin e të gjitha strukturave të LDK-së, partnerëve të saj dhe elektoratit tonë, i cili më 11 qershor me votë plebishitare vendosi për ta dërguar PDK-në në opozitë”, thuhet në reagimin e LAA.

Po ashtu në njoftim thuhet se koalicioni LAA  përjashton çdo mundësi bashkëpunimi dhe nuk ulet për diskutuar me askënd që ka për qëllim ta mbajë PDK-në në pushtet.

“Insistimi i çdokujt për të bashkëpunuar me LDK-në, për t’ia zgjatur pushtetin kapësve të shtetit nuk do të vije në konsiderim asnjëherë. Haradinaj thirret në bashkëpunimin me LDK-në në kohën e Presidentit Rugova, por ai bashkëpunim kishte një qëllim tjetër, dërgimin e PDK-së në opozitë, ndërsa tani Haradinaj kërkon bashkëpunim me LDK-në për ta mbajtur PDK-në në pushtet”, thuhet në reagim./21Media

Back to top button