Amber Heard kërcënohet me vdekje nga fansat e Johnny Depp
Në fillim të gjyqit Amber Heard kundër Johnny Depp, dy nga fansat e aktorit duhej të dëboheshin nga Gjykata e Qarkut Fairfax për ngacmimin e të pandehures.
Amber Heard ka pranuar vazhdimisht kërcënime nga fansat e Depp, të cilat kanë arritur shumë larg, deri në kërcënime shqetësuese me vdekje.
Kjo padyshim e ka shtyrë aktoren të punësojë një sigurim që u raportua fillimisht nga New York Post.
Sipas këtij raporti, disa roje janë vendosur jashtë ambienteve dhe e kanë ndjekur Heardin kudo që ajo shkon.
Është ende e paqartë se sa truproja po e mbrojnë atë, por Post konfirmoi se ajo po paguan 120 dollarë në orë për çdo truprojë.
Sipas kompanisë së sigurisë që aktorja punësoi, ka një sërë kërcënimesh në internet që po i mbajnë nën kontroll.
Gjithashtu, ka persona që tentojnë të hyjnë në ambientet, parkingun dhe hyrjen e gjykatës.
Ndoshta, aspekti më shqetësues janë ato kërcënime në internet që nuk mund të merren lehtë nga autoritetet./21Media