Ambulanca del nga rruga, 4 të lënduar

Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës

Katër persona mbeten të lënduar mes tyre dhe një infermier, pasi autoambulanca me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë.
Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.
Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për ndriçimin e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe tentativa e një parakalimi nga drejtuesi i autoambulancës./oranews

Back to top button