Ambulancat specialistike kthen në qendra për pacientë me COVID-19

Për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.
Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës, njofton se hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19, njofton ShSKUK.
“Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente. ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pcientëve në nevojë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

 1250  pacientë në trajtim nga COVID-19 të spitalizuar.  Sipas raporit të datës 30 gusht 2020, në kuadër të tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 1250 pacientë, 1142 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1062 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.
Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 438 pacientë, 435 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 376 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 812 pacientë, 707 me Covid-19 pozitivë dhe 686 me oksigjeno-terapi.
Raporti statistikor sipas kliniakve COVID dhe spitalet e përgjithshme
– Klinika Infektive, 120 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 95 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 18 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 173 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 131 pacientë
– Spitali i Pejës, 188 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 154 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë
Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës në të njëjtën kohë bën apel për vaksinim dhe respketim të masave anti-Covid, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë.
Dje ishte ditë e zezë për Kosovën, pasi u shënuan 36 viktima nga COVID-19, numri më i lartë i të vdekurve në ditë që kur u shfaq pandemia në mars të vitit 2020. /21Media 
Back to top button