Amir Rrahmani, futbollisti më i mirë i vitit 2021
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zgjedhur sot futbollistin më të mirë të vitit 2021.
Këtë çmim e ka marrë mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili ka treguar paraqitje të mira këtë vit me Kombëtaren e Kosovës.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e FFK-së në Facebook.

Amir Rrahmani është një futbollist profesionist kosovar i cili luan si qendërmbrojtës për klubin e Serie A Napoli, dhe është kapiten i Kombëtares së Kosovës./21Media