Ana “qesharake” e Kuvendit, nervozë dhe të qeshura

Gjetja e zgjidhjes për daljen nga ngërçi i ri politik, nuk ishte kryetema e diskutimit të sotëm në kuvendin e Maqedonisë

Seanca ishte interesante, dhe aspak e mërzitme. Por, debat substancial të cilin e pret opinioni, nuk pati.

Edhe pse po debatohet dy ditë për një pikë të vetme në kuvendin e Republikës së Maqedonisë, debati kryesisht po sillet rreth fjalëve të njëjta: Federalizim, shtet binacional, ndarje të Maqedonisë, “Platforma e Tiranës”…

Në seancë të martën po flitet për gjithçka, përpos për temën, që ka të bëjë me votimin e komisionit për zgjedhje dhe emërim, shkruan TV21.TV

Sidoqoftë, Kuvendi po nxjerr në sipërfaqe përse VMRO DPMNE është kundër dygjuhësisë.

Derisa deputetet e tjerë po mbajnë fjalim në maqedonisht, deputetet e VMRO DPMNE-së mbajnë dëgjuese për t’i kuptuar.

Madje edhe deputetët e BDI-së vendosen që nga foltorja të flasin në gjuhën maqedonase.

Kur deputetët e VMRO DPMNE-së përdornin dëgjueset kur flitej në gjuhën maqedonase, e ata të BDI-së filluan të flasin maqedonisht, deputeti i LSDM-së, edhe Muhamed Zekiri gjeti formë origjinale për komunikim.

Xhevat Ademi për një moment, i kundërvihet VMRO DPMNE-së, edhe jashtë foltores.

“Kjo është një sjellje shumë e ulët… Shumë e ulët”

Radmilla Shekerinska e LSDM-së dhe Dragan Danev i VMRO DPMNE-së, u përkujdesen që ta merr vesh krejt opinioni se çka fol deputeti Ademi.

Shekerinska, e para lajmin e përhapi në facebook, kurse Danev shokëve në viber.

E pas të gjitha këtyre ndodhive, Ilija Dimovski dhe Petre Shilegov, shpërthyen.

Derisa deputetët e tjerë merreshin me rregulloren e kuvendit, dhe si të zhbllokohet kriza, Vasil Pishevit i kishte mbet gazeta e hapur, ku kryetemë ishte shërimi i dhimbjes shpirtërore të një këngëtareje.

Në kuvend nuk u pa kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, dhe në mungesë të tij deputeti Bardhyl Dauti zgjodhi që i fundit të hyjë në seancë.

Kurse Ilija Dimovski, edhe pse foli shumë herë, prapë gjeti vërejtje se si Trajko Veljanovski po e menaxhon vazhdimin e seancës konstituive./21Media

Back to top button