Analistja kërcënohet nga zyrtarë qeveritarë serbë, Ivana Stradner: Asgjë e re nga lojërat e KGB dhe KGB

Analistja amerikane Ivana Stradner njofton se ka marr kërcënime nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.
Stradner, me anë të një shkrimi në Twitter, tregon se kërcënimi ka ardhur me arsyetimin se po prishet imazhi i Serbisë.
Ajo thekson se nuk është asgjë e re përveç se nga lojërat e inteligjencës së KGB-së ruse dhe UDBA-së serbe.
“Sapo pranova një kërcënim nga zyrtari i lartë i Qeverisë serbe dhe se pas konsultimeve, këtë javë mund të nisin një aktakuzë penale kundër meje për cenim të reputacionit të Serbisë. Asgjë e re nga lojërat e inteligjencës së KGB/UDBA”, njofton ajo.
Gazetarja Stradner shton se nuk frikësohet nga këto kërcënime.
“Ata mund të dërgojnë njerëz këtu për të më ‘vizituar’ pasi Qeveria ruse më akuzoi hapur për kinse përhapjen e gënjeshtrave dhe udhëzimeve për ‘bashkëpunëtorët e informacionit’, MPJ e tyre dhe [zëdhënësja Maria] Zakharova iu përgjigjën një shkrimi tim, por ata harrojnë: Unë thjesht jam një luftëtare që nuk frikësohem lehtë”, përfundon ajo.
Nuk është hera e parë që analistja amerikane pranon kërcënime, një të tillë me vdekje e kishte raportuar në dhjetor të 2021-së, pasi kishte publikuar analizën “Rusia po luan me zjarrin në Ballkan – si e kërcënon Evropën loja e pushtetit e Putinit?”.
Në këtë analizë, Stradner kishte paraqitur rëndësinë e anëtarësimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës në NATO.
“Kam marrë kërcënime me vdekje dhe pse Twitter refuzon të fshijë përmbajtjen?”, kishte njoftuar Stradner.
Analistja e revistës amerikane Foreing Affairs, pati thënë se këto kërcënime janë rezultat i veprimtarisë së grupeve të shumta ekstremiste në internet dhe fabrikave ruse të trolleve që operojnë nga Ballkani.

Back to top button