Ancelotti e pranon se fjalët shokuese të Hazard janë të vërteta

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka pranuar se marrëdhënia e tij me Eden Hazard është distancuar, pas komenteve shokuese të lojtarit se nuk ka komunikim mes tyre.

Në një intervistë bombastike në mëngjesin e sotëm, Hazard zbuloi se ai nuk flet më me trajnerin e tij te Reali.

32 vjeçari belg nuk ka luajtur për dy muaj, por insiston se dëshiron të qëndrojë në klub edhe pse gjasat për një minutazhë më të mirë në klub janë tejet të vogla.

Megjithatë, Ancelotti, duke folur para ndeshjes së kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit nesër, u përgjigj duke mohuar se marrëdhëniet e tyre ishin ‘të ftohta’, pavarësisht se e largoi atë jashtë skuadrës.

“Marrëdhënia jonë nuk është e ftohtë. Duhet të dëgjoni dy perspektivat. Hazard është treguar shumë i sinqertë, ne nuk flasim shumë sepse mund të jetë çështje e karakterit. Gjëja më e rëndësishme për mua është që edhe pse nuk flasim shumë, ai vazhdon të më respektojë. Është gjëja më e rëndësishme, sikur unë që e respektojë atë”, tha Ancelotti.

“Ai nuk po luan sepse ka shumë garë dhe një lojtar në pozitën e tij i cili po luan shumë mirë, i cili është Vinicius Junior”, tha më tej trajneri i Realit.

Eden Hazard ka arritur të paraqitet vetëm 296 minuta në të gjitha garat për Realin në këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Back to top button