Sveçla takoi zyrtarin e KE-së, ritheksohet gatishmëria për bashkëpunim mes palëve

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim zëvendës drejtorin e përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, Oliver Onidi.

Sveçla në Facebook tha se gjatë këtij takimi e ka njoftuar Onidin për angazhimin e tij në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës, të cilat sipas tij, cenojnë sigurinë e vendit dhe rajonit në përgjithësi.

“Kisha nderin e veçantë të pres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, z. Olivier Onidi. E njoftova z. Onidi për angazhimin tonë në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës si pjesë integrale e luftës tonë ndaj krimit të organizuar dhe çdo fenomeni tjetër që cenon sigurinë e vendit tonë por edhe të rajonit e më gjerë. Vizita e z. Onidi dhe ekipit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme përveç që na nderon, rithekson gatishmërinë e të dy palëve për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushat që mbulojmë”, ka shkruar Sveçla.

Back to top button