Ancelotti i bindur se do të mbetet në Madrid edhe për sezonin tjetër

Carlo Ancelotti ka kontratë me Los Blancos deri në fund të sezonit, derisa ka pasur shumë spekulime sa i përket të ardhmes së tij.
Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp duke thënë se Florentina Perez dëshiron që ai të vazhdoj të jetë trajner i Real Madridit.
“Mendoj se Florentino Perez dëshiron që të vazhdoj, sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i dashur dhe vazhdon të jetë i tillë. Klubi është i qetë dhe jam i sigurt që do të jem këtu sezonin e ardhshëm, do ta respektojmë kontratën”, u shpreh Ancelotti.