Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe me aktivitete të ndryshme.
Ky aktivitet ishte paraparë që të zhvillohet më datën 6 të këtij muaji, por si pasojë e kushteve atmosferike është shtyrë deri sot.
Në aktivitetet e sotme, ku u praktikuan sporte të ndryshme, morën pjesë qindra nxënës nga shkollat fillore, “Faik Konica”, “Naim Frashëri” dhe “Iliria”.
Fëmijët shpalosën fletë të bardha dhe flamurin e bardhë përmes të cilëve përçuan mesazhin e paqes në botë, siç është rekomanduar nga organizata ndërkombëtare “Peace and Sport”.
Aktivitetit të sotëm iu bashkua edhe organizata ndërkombëtare “Play International”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?