Ancelotti: Mbappe është i pandalshëm
PSG triumfoi në “Parc des Princes” përballë Real Madrid, në kuadër të ndeshjes së fazës së 1/16 të Champions League, e cila u zhvillua mbrëmë.
Trajneri i Real Madridi, Carlo Ancelotti pas ndeshjes është shprehur se PSG ishte superiore ndaj ekipit të tij gjatë gjithë ndeshjes dhe se Mbappe nuk mund të ndalej.
“Ne u mbrojtëm mirë, por nuk ishim agresivë sa duhet, ne ende mund të kualifikohemi edhe pse PSG është favorit tani. Nuk luajtëm mirë ose mënyrën si donim. PSG ishin superior. Por, në Bernabeu do zhvillojmë krejtësisht një tjetër lojë”, tha Ancelotti.
Goli që i dha fitoren parisienëve u shënua nga Mbappe në minutën e fundit të kohës shtesë. E për këtë Ancelotti pati disa fjalë “Mbappe është i pandalshëm, provuam ta ndalim por ai gjeti diçka nga asgjë dhe shënoi në minutën e fundit”. /21Media