Ancelotti: Në të ardhmen time shoh Real Madridin dhe vetëm Real Madridin
Trajneri italian Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu.
Sipas Fabrizio Romano, Ancelotti ka shprehur synimin e tij për të qëndruar në Real Madrid teksa ka folur për median italiane Rai Sport.
Ancelotti udhëhoqi Los Blancos sezonin e kaluar pasi Real Madrid fitoi titujt e 35-të të La Ligës dhe të 14-të të Ligës së Kampionëve.
63-vjeçari italian me sa duket dëshiron të qëndrojë në Real Madrid deri në fund të kontratës së tij në qershor 2025.
“Çfarë shoh në të ardhmen time është Real Madridi. Këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm, Real Madrid. Pastaj, prap Real Madrid, edhe një herë tjetër Real Madrid! Pas kësaj, shohim”, tha ai./21Media