Kaloni te përmbajtja kryesore

Ancelotti nuk mund t’i thotë jo transferimit të një mbrojtësi te Reali

Lëndimi i David Alabas po e detyron Real Madridin t’i futet merkatos, dhe këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri, Carlo Ancelotti.

Momentalisht, Reali ka humbur Alaban dhe Eder Militaon për një kohë të gjatë, pasi që të dy kanë këputur ligamentet e tyre.

Tani, Ancelotti tha se nuk mund t’i thotë jo transferimit të një mbrojtësi këtë janar te Reali.

“Unë nuk mund të them jo, ne kemi biseduar me klubin për mundësinë e një transferimi të ri. Ne kemi kohë, nuk do të ngutemi. Merkato mbyllet më 31 janar. Ne po mendojmë për këtë gjë”, tha Ancelotti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button