Andersson: Nuk duhet të përsëritet një krizë refugjatësh si e vitit 2015

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka thënë se duhet të shmanget përsëritja e një krize refugjatësh si ajo e vitit 2015.
“Ne nuk mund ta përsërisim situatën e vitit 2015, morëm 12% të refugjatëve, por nuk mund ta bëjmë këtë përsëri tani. Ne duhet të shtyjmë për t’i dhënë fund kësaj lufte,””, tha Andersson.
Në vitin 2015, 156,400 njerëz kërkuan azil në Suedi, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Suedia ishte marrësi i tretë më i madh i kërkesave për azil pas Gjermanisë (441,900) dhe Shteteve të Bashkuara (172,700), sipas të dhënave të UNHCR-së./21Media

Back to top button