“Andorra” jepet në Teatrin e Prizrenit

Shfaqja “Aandorra”, historia që tregon paragjykimin, urrejtjen, krimin e gjenocidin, është një shfaqje që ka lënë mbresa tek publiku prizrenas dhe jo vetëm.
Kështu, kjo shfaqje do të jepet më 15 shkurt(e martë) në Teatrin e Prizrenit “Bekim Fehmiu”.
Shfaqja nis nga ora 19:00.
“Ngjarja e kësaj tragjedie është vendosur në një vend fiktiv me emrin Andorra, në të cilin jeton një djalosh i ri hebre me emrin Andri, i cili në vigjilje të ardhjes së nacizimit ballafaqohet me paragjykimin dhe diskriminimin nga vendasit e Andorrës për shkak të përkatësisë së tij etnike. Përveç një familjeje që e mbron dhe e trajton me dashuri si djalë të adoptuar, gjithë të tjerët në mënyrë direkte apo indirekte përfshihen në dhunën psiqike dhe fizike që përjeton Andri gjatë zhvillimit të gjithë ngjarjes në këtë tragjedi”, kështu përshkruhet shfaqja nga faqja zyrtare.
Kjo shfaqje së fundmi është shpallur fituese e dyfishtë në Festivalin Artmania, duke u shpallur shfaqja më e mirë dhe duke fituar çmimin e aktorit më të mirë (Bujar Ahmeti)./21Media

Back to top button