Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Spanjës diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak sot është takuar ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares me të cilin ka diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Kjo u bë e ditur nga Lajçak përmes një postimi në Twitter.
“Shumë i lumtur që takohem me Ministrin e Jashtëm të Spanjës , Jose Manuel Albares sot në Bruksel. Diskutuam për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Faleminderit për mbështetjen e Spanjës për punën time”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button