“Andorra” jepet të premten në Teatrin e Prizrenit
Shfaqja “Andorra” me regji të Kushtrim Bekteshit do të jepet të premtën(6 maj 2022) në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren.
“Andorra” nis në orën 20:00.
“Historia që tregon paragjykimin, urrejtjen, krimin e gjenocidin, është një shfaqje që ka lënë mbresa tek publiku prizrenas dhe jo vetëm. Ngjarja e kësaj tragjedie është vendosur në një vend fiktiv me emrin Andorra, në të cilin jeton një djalosh i ri hebre me emrin Andri, i cili në vigjilje të ardhjes së nacizimit ballafaqohet me paragjykimin dhe diskriminimin nga vendasit e Andorrës për shkak të përkatësisë së tij etnike..” përshkruhet shfaqja./21Media