Andrea kërkon falje: Nuk e hodha flamurin e Maqedonisë nga urrejtja

Këngëtarja që përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Evrovizion, Andrea është deklaruar pas skandalit të sotëm, ku ajo hodhi flamurin shtetërorë në tokë, përcjell TV21.
Andrea kërkon falje ndërkaq thekson se nuk e ka bërë nga urrejtja gjestin në fjalë.
“Në momentin kur po më xhironte kamera dhe kur po fotografohesha më kërkuan që mos ta kem flamurin e Maqedonisë, delegacioni ishte me të vërtetë larg nga unë dhe vendosa që në moment ta hedh flamurin. Nuk ka qenë nga urrejtja sepse unë jam krenare që vij këtu. Me të vërtet jam këtu për ta përfaqësuar Maqedoninë më së miri dhe shpresoj që do të mund të vazhdojmë në këtë eksperiencë të Evrovizionit me pozitivitet. Nuk kam pasur asnjë qëllim për ta lënduar dikend, nëse e kam bërë këtë. Kërkoj falje. E mbaj flamurin ngado që shkoj, shpresoj që ta kalojmë këtë”, thotë Andrea./21Media

Back to top button