Zelensky: Rusët vranë rreth 60 njerëz në shkollën e Bilohorivka

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se rreth 60 persona u vranë nga një bombardim rus në një shkollë në fshatin lindor Bilokhorivka, të cilët ishin fshehur nga granatimet të dielen.
“Rezultati i sulmit rus në Bilohorivka në rajonin e Luhanskut është 60 civilë të vrarë që sapo ishin fshehur në shkollë, duke kërkuar strehim nga bombardimet”, tha Zelensky në një video-adresim.

Guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai, tha se forcat ruse hodhën një bombë në shkollën në Bilohorivka të dielën pasdite.
Ai tha se rreth 90 njerëz ishin strehuar në ndërtesë, e cila mori flakë pas sulmit./21Media
Back to top button