Andrew Tate u përjashtua nga “Facebook” dhe “Instagram”

Meta përjashtoi Andrew Tate nga “Facebooku” dhe “Instagrami” për shkelje të politikave të tij.
Ish-kikboksieri është bërë i famshëm në vitin 2016, kur është larguar nga emisioni televiziv, Big Brother pë
r shkak të një videoje që dukej se e përshkruante atë duke sulmuar një grua. Në kohën e largimit të tij nga Big Brother, Tate tha se video ishte edituar, duke e quajtur atë “një gënjeshtër totale që përpiqet të më bëjë të dukem keq”.
Ai ka vazhduar të fitojë famë në internet.
Ai kishte 4.7 milionë ndjekës në Instagram në kohën kur llogaria e tij u hoq. Ky numër është rritur me shpejtësi nga rreth një milion ndjekës në qershor, shkruan BBC
Meta tha se kishte hequr yllin e kikboksit nga platformat e tij për shkelje të politikave të tij ndaj organizatave dhe individëve të rrezikshëm, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ai nuk komentoi ende për përjashtimin e Metës./21Media

Back to top button