Aneksi i marrëveshjes, Von Cramon: Nëse zbatohet me shpejtësi, do të ketë paqe në rajon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka quajtur lajm të mirë arritjen e dakordimit për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Von Cramon ka thënë se shpreson që të zbatohet shpejt kjo marrëveshje.

Në një postim në Twitter, Von Cramon ka thënë se edhe pse aneksi doli të jetë më pak i detajuar sesa që pritej, nëse e gjitha zbatohet me shpejtësi, atëherë do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon.

Ajo shtoi se ky është një hap drejt integrimit në BE për të dyja vendet.

“Teksti i aneksit. Më pak e detajuar se sa pritej, por nëse e gjithë kjo do të zbatohet me shpejtësi, patjetër që mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE për të dy vendet”, ka shkruar Cramon në Twitter./21Media

Back to top button