Knaus: Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE

Në prag të votimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka reaguar Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Knaus përmes njëpostimi në rrjetin social X ka thënë se disa vende anëtare të KiE-së, si Gjermania e Franca po përgatiten ta bllokojnë votimin.

“Në këtë moment disa vende anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën po përgatiten të bllokojnë një votim për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë Parlamentare në prill”, shkruan Knaus.

Sipas tij kjo pason fushatën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë Vuçiq, duke përfshirë një apel personal drejtuar presidentit Macron që të mos lejojë një votim dhe një angazhim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafal”, ka shkruar ai.

Para disa javëve Kosova mori shumicën e votave nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Derisa gjatë muajit maj ky votim do të bëhet edhe nga Komiteti i Ministrave.

Back to top button