Maqedonci: Përgatitjet vazhdojnë, Radojciq dhe grupi i tij ende janë të lirë

(Lajm i përditësuar)
Maqedonci: Në asnjë rast nuk e kam menduar dorëheqjen
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se asnjëherë nuk ka ofruar dorëheqje nga posti i ministri.
Ai ndër tjera tha se vendimin për dorëheqje nuk e ka menduar asnjëherë.
‘’Jo në asnjë rast perderisa kam qenë i vetëdijshem për të gjitha vendimet, kam qenë i vetëdijshem edhe për rrezikun që e sjell aj vendim. Nuk e kam parë arsyeshme dorëheqjen për kundër unë jam mushur me më shumë energji’’, tha Maqedonci.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kosova është në hapin e dhur sa i përket anëtarësimit në NATO.
Këtë proces sipas Maqedoncit po e pengojnë vendet mos njohëse.
‘’Për anëtarësimin në NATO ne jemi në hapin e duhur, kemi bërë gjitha hapat e nevojshëm. Pengesat dalin normalisht nga shtetet mos njohëse të cilat po hezitojnë ta mbështeisn Kosovën, por në këtë aspekt ne kemi mbështetjen e partnereve tanë kryesor, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar Gjermanisë dhe vendeve të tjera të NATO-së’’, tha Maqedonci.
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numër i madh i pjestarëve të FSK-së kanë qenë nga komuniteti serb, por sipas tij ata u detyran të largohen nga presioni i strukturave serbe.
‘’Ne kemi pasur një numër të madh të pjestarëve të FSK-së që kanë ardhur nga komuniteti serb, por fatkeqësisht një numër i madh i tyre u detyra që ta lë ushtrinë e Kosovës si pasojë e presioneve që ata dhe familjet e tyre kanë pasur nga strukturat e sigurisë në Serbi’’, tha Maqedonci.
Maqedonci: Përgatitjet vazhdojnë, Radojciq dhe grupi i tij ende janë të lirë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se një sulm i ngjashem i Serbisë sikur ai në Bajnskë në vitin e kaluar mund të përseritet.
‘’Përderisa Radjociq dhe grupi i tij vazhdon të jet i lirë, përderisa nuk ka një llogaridhënije nga Serbia ne konsiderojmë që mund të ketë, ne përgaditemi që të ballafaqohemi me çdo rrezik. Jemi të gatshëm që ta mborjmë territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës’’, tha Maqedonci.
Maqedonci: Pjesëtarët e FSK-së mund të angazhohen në punë të tjera jashtë shërbimit ushtarak
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se nuk ka ligj brenda Ministrisë së Mbrojtjes që e ndalon kryerjen e një pune tjetër për pjesatër e FSK-së.
Po ai shtoi se ësht1% duke bërë përpjekje që pjestarët e FSK-së ta kenë fokus primar FSK-në
”Me ligjet dhe rregulloret e brendshme që i kemi pjestarët e FSK-së lejohet që të kryejnë edhe punë të tjera. Nuk është diçka e re edhe në vendet tjera ushtarët kryejnë edhe punë tjera. Unë do të bëjë përpjekje për kirjimin e mundësive që ata të kenë fokus primar FSK-në’’, tha Maqedonci.
Maqedonci: Nuk kam pritur të jem në pozita të larta
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se gjithmonë ishte i gatshëm të shërbej për Kosovën.
Ai gjithashtu tha se është nder për të që ”nga një ushtar i UCK-së të jem në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes”.
”Cka kam besuar gjithmonë se do ta fitojmë ushtrinë, nuk kam pritur që unë të jem në pozita kaq të larta të vendit sidomos në atë të mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Maqedonci.