Anëtarësimi në NATO, Haradinaj: Vizitën e fundit që e ka pasur Ramushi në Washington e ka marrë një garanci

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 tha se rruga e vetme për me garantu të ardhmen e Kosovës si shtet i sigurt është anëtarësimi në NATO.

Ai tutje tha se në vizitën e fundit që kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pasur në Washington e ka marrë një garanci për anëtarësim.

Ne e kemi thënë dhe jemi të bindur se rruga e vetme për me garantu të ardhmen e Kosovës si shtet i sigurt është anëtarësimi në NATO, këtë nuk e themi rastësisht edhe në kohën kur e kemi krijuar ushtërin e kemi marrë bekimin prej atje ku duhet me marrë prej Shtëpisë së Bardhë në vizitën e fundit që e ka pasur kryetari në Washington ai e ka marrë një tip garance se ju shkoni përgadituni në rrugën e shpejt, ka shumë shtete që në praktika të hershme nuk kanë shkuar në procedura të rregullta dhe janë anëtarësuar, në rast se ne jemi të vendosët dhe në rast se ne krijojmë marrdhënie te mira lehtësisht ne mundemi me pa vetën pjestarë të NATOS në mandatin e ardhshëm”, tha Haradinaj.

Back to top button