Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut vizituan Thaçin e të tjerët në Hagë

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, vizituan Thaçin dhe të tjerët sot në Hagë.
Deputetët Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami u takuan me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Nasim Haradinajn, të cilët po mbahen në këtë qendër të paraburgimit.

“Anëtarët e komisionit panë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve, çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ecurinë në vazhdim lidhur me këtë proces.
Ajo që bie në sy, ishte gjendja e mirë shëndetësore, fuqia morale dhe vendosmëria që i karakterizon ata, për t’ia dalë mbanë në mbrojtje të kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së dhe të themeleve të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./21Media
Back to top button