J.Buxhovi i dhuron libra bibliotekës “Ernest Koliqi”

Shkrimtari dhe historiani,Jusuf Buxhovi po vazhdon nismën e tij të filluar, që bibliotekave shkollore dhe atyre të qyteteve e lokaliteteve të vendit, t’iu dhurojë disa nga botimet e tia. Kështu bëri edhe sot kur i dhuroi 50 libra të veta bibliotekës “Ernest Koliqi” në Prishtinë.
Në nje kumtesë të shkurtër nga ky takim, prijesit e kësaj biblioteke kanë shkruar:

“Sot, ishte kënaqësi të presim në Bibliotekën tonë shkrimtarin e mirënjohur z. Jusuf Buxhovi, me ç’rast i dhuroi opusin e librave të tij (rreth 50 copë) nga fusha e krijimtarisë letrare dhe hisoriografike në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja (anglisht, frëngjisht).
U pritë me nderim nga Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, Don Lush Gjergji dhe Don Fatmir Koliqi, me të cilët vazhdoi një bisedë e këndshme për një orë.
Ipeshkvi ynë duke e falënderuar z. Buxhovi për dhuratën e çmuar, i dhuroj rrëfimin e tij trilogjik “Rrëfimi”.
E falënderojmë shumë z. Buxhovi për këtë dhuratë të çmuar, me të cilën ka pasuruar bibliotekën tonë!”/21Media

Back to top button