Anëtarët e rinj të KS të OKB-së

Në selinë e OKB në Nju Jork u zhvillua ceremonia tradicionale e vendosjes se flamujve të anëtarëve të rinj të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dy vitet e ardhshme, raporton nga Nju Jorku Halil Mula.
Nga 1 Janari i këtij viti Këshilli i Sigurimit i KB ka 5 antarë të rinjë, Zvicren, Japoninë, Malten, Ekuadorin dhe Mozambikun, shtete këto që zëvendësojnë Norvegjinë, Irlanden, Meksiken, Indinë dhe Keninë. Këto vende së bashku me Shqipërinë, Gabon-in, Brazilin, Ganen, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 5 antarët e përhershëm do të kryesojnë me KS të KB, pra me sigurinë e botës gjatë vitit 2023.
9 vendet anëtare të KS e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që është raport pozitiv krahasuar me përbërjen paraprake./21Media