Anëtarët e skuadriljes së helikopterëve kroatë kthehen nga operacioni i KFOR-it në Kosovë

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

 

Pjesëtarët e skuadriljes ajrore të kontingjentit 34 kroat të rotacionit B, u kthyen sot në Kroaci nga operacioni i NATO-s në Kosovë – KFOR, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Komponenti i rotacionit përbëhet nga 13 anëtarë të skuadriljes 395 të Helikopterëve Transportues me dy helikopterë MI-8 MTV1.

Komandanti i krahut të 93-të të forcave ajrore kroate, koloneli Kreshimir Razhov, tha se operacioni tregoi edhe një herë se anëtarët e Forcës Ajrore Kroate kishin justifikuar trajnimin e tyre përmes proceseve të trajnimit.

Ai gjithashtu tha se duke marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare të helikopterëve “Stabiliteti 21/1” si pjesë e misionit, ata treguan aftësi dhe trajnim të jashtëzakonshëm në kushte komplekse të punës.

“Pikërisht ushtrime të tilla janë një tregues pozitiv i trajnimit dhe gatishmërisë së anëtarëve të Forcave Ajrore Kroate dhe në mënyrën më të mirë të mundshme përfaqësojnë aftësinë dhe ekspertizën e personelit të fluturimit dhe aeronautikës, dhe gjithashtu përfaqësojnë Kroacinë dhe Forcat e saj të Armatosura,” tha Razov në kazermat “Knez Trpimir” në Divule, transmetojnë mediat kroate.