Anëtari i ri i KShC i kundërpërgjigjet Eliza Hoxhës

 
Anëtari i sapozgjedhur i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Seb Bytyçi, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, e cila në seancë ka thënë sot se Bytyçi, është i angazhuar si profesor në dy institucione të arsimit të lartë.
Bytyçi përmes një postimi në “Facebook” tha se do ta padisë Hoxhën për shpifje, nëse ajo nuk tërhiqet nga këto deklarata publikisht.
“Unë në momentin e kandidimit jam i angazhuar vetëm në Riinvest! Përsëritja e të pavërtetave me gjithë faktin se ia kam sqaruar të vërtetën përbën shpifje, për të cilën do ta padisë deputeten, nëse znj. Hoxha nuk i tërheq ato që i ka thëne publikisht”, tha Bytyçi.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në Kuvendin e Kosovës bëri të ditur se është kërcënuar nga njëri prej anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, por që nuk përmendi emra.
Kuvendi i Kosovës me vota 63 për, 9 vota kundër dhe asnjë abstenim ka ratifikuar 7 anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Back to top button