Anex bar hap “të pamen”

Vdiq jeta e natës…

Pronarët e lokaleve më të rëndësishme në Prishtinë, ditë më parë ishin mbledhur për të realizuar një qëndrim kundër bastisjeve dhe gjobave që po iu bën dhe vendosë atyre inspektoriati i Komunës së Prishtinës.

Megjithatë, kërkesa e tyre hasi në vesh të shurdhër, shkruan rtv21.tv.

Mbrëmë pronari i lokalit “Anex bar” publikoi një fotografi në llogarinë e tij “Facebook” ku shihet se ka hapur “të pamën”, pasi që ai thotë se jeta e natës vdiq.

Ai para lokalit të tij ka vendosur një karrige me një peshqir dhe disa lule të vendosura mbi të. E para derës ku po mbahet “e pamja” për vdekjen e jetës së natës, shihen këpucë të shumë miqëve që ishin shkuar për “krye-shnosh”

“Vdiq jeta e nates shoke dhe shoqe 😔 Ne oren 22:00 duhet me u mbyll lokalet sipas ligjit #ju_po_dini_ju_grahni”, ishte mbishkrimi i tij.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Komunës, më 6 shkurt kishte nisur një fushatë të gjobitjes ndaj bizneseve të hotelerisë duke i përzënë mysafirët dhe mbyllur lokalet./21Media

Back to top button