“Angazhimi i Qeverisë Kurti në luftën ndaj krimit është vërejtur nga partnerët ndërkombëtar”

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla sot ka thënë se në 100 ditët e para të punës së Qeverisë Kurti ka pasur dinamikë të lartë të veprimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në mbledhjen e Qeverisë, Sveçla duke prezantuar të arriturat e dikasterit të tij, ka thënë se edhe aleatët ndërkombëtar të Kosovës kanë vlerësuar angazhimin e Qeverisë Kurti në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Për këto 100 ditë ne kishim një dinamikë të lartë të veprimit brenda në Kosovë, rajon dhe më gjerë duke prodhuar rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës. Kemi sfida të mëdha para vetës dhe sidomos për parandalimin dhe luftimin e krimit, pasi si asnjëherë më parë kemi shpallur luftë të pakomoprimis kundër korrupsionit, krimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Këtë po e bëjmë së bashku me akterët përgjegjësisë. Ky angazhim është vërejtur edhe nga partnerët tanë, në të gjitha takimet kemi marrë vlerësime të larta dhe mbështetje për të vazhduar për një vend të sigurt ku sundon rendi dhe ligji”, ka deklaruar ministri.

Back to top button