Ministri Faton Peci: Kursyem gjysmë milionë euro në verifikimin për pagesat

 
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, deklaroi sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, se në verifikimin për pagesa në grante dhe subvencione kanë kursyer 500 mijë euro.
Në 100-ditëshin e votimit të Qeverisë Kurti, ministri Faton Peci tha se kanë evidentuar të gjitha parregullsitë edhe përmes korrigjimit të raporteve komunale.
“Me këtë verifikim kemi kursyer gjysmë milionë euro duke mos lejuar që pagesat të shkojnë në adresë të pamerituar. Kemi adresuar edhe dëmet në bujqësi, fillimisht duke evidentuar të gjitha parregullsitë përmes korrigjimit të raporteve komunale”, tha ministri Peci.
Krahas kësaj, ai tha se gjatë 100 ditëve të qeverisjes Kurti ka marrë 47 vendime që rregullojnë mbarëvajtjen e punës në ministri.
“Gjatë kësaj periudhe kam marrë 47 vendime që rregullojnë mbarëvajtjen e punës dhe i kontribuojnë avancimit të legjislacionit. Gjithashtu kam kërkuar edhe auditim të veçantë për dhënien e granateve të deri tanishme”, u shpreh ai.

Back to top button