Anglia eliminon Holandën dhe i shkon Spanjës në finalen e madhe

(Lajm i përditësuar)
Anglia eliminon Holandën dhe i shkon Spanjës në finalen e madhe
Anglia do të jetë kundërshtari i Spanjës në finale e Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024 pasi e ka eliminuar Holandën në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultat 2-1.
Rezultati në fund të ndeshjes ishte 2-1 dhe heroi I Anglisë ishte Watkins i cili shënoi golin vendimtar në sekondat e fundit të kohës së rregullt
Xavi Simons i dha Holandës epërsinë 1-0 në minutën e shtatë, por Harry Kane riktheu baraspeshën në lojë duke realizuar për 1-1 nga penalltia në minutën e 18’. Pjesa e dytë ishte shumë e barabartë në lojë, por Anglia shkoi në finale fal golit n\ga watkings.
Finalja e madhe Angli-Spanjë do të zhvillohet të dielën më 14 korrik.
Anglia në epërsi
Ollie Watkins ka shënuar supergol për epërsinë 2:1 të Anglisë ndaj Holandës.
Ai shënoi në minutën e 91-të.
Anglia barazon Holandën nga penalltia
Harry Kane ka shënuar nga penalltia për të barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen mes Holandës dhe Anglisë, në minutën e 18-të.
Penalltia u dha pas rishikimit të VAR-it për ndërhyrje në Kanen nga Dumfries
Holanda kalon në epërsi
Xavi Simons ka kaluar në epërsi 1:0 Holandën ndaj Anglisë.
Simons shënoi supergol me goditje nga distanca.
Holandë-Angli, nis ndeshja në Dortmund
Ka filluar ballafaqimi ndërmjet Holandës dhe Anglisë, duel nha i cili edhe do të dal finalisti i dytë i Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Fituesi i kësaj ndeshje në finalen e 14 korrikut do të ballafaqohet me Spanjën, raporton KosovaPress.
Skuadra kanë nisur ndeshjen me përbërjet e më poshtme:
Holanda: Verbrugen, Dumfries, De Vrij, van Dij, Ake, Schouten, Simons, Reijnders, Malen, Depay, Gapko
Anglia: Pickford, Guehi, Stones, Walker, Trippier, Rice, Mainoo, Saka, Bellingham, Fode, Kane.
Holandë-Angli, formacionet zyrtare
Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së fundit të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Holandës dhe Anglisë.
Në raundin e 16-të Holanda e eliminoi Rumaninë duke e mposhtur 3:0, ndërsa në çerekfinale “Tulipanët” triumfuan 2:1 ndaj Turqisë.
Në anën tjetër, Anglia në raundin e 16-të e mposhti Sllovakinë me shifrat 2:1, kurse “Tre Luanët” me rezultat të njëjtë 2:1 shënuan fitore në çerekfinale duke e mposhtur Kombëtaren e Zvicrës.
Përballja e fundit mes Holandës dhe Anglisë daton në muajin qershor të vitit 2019, ku asokohe “Tulipanët” shënuan fitore 3:1.
Të dy kombëtaret janë takuar gjithsej 22 herë mes vete, ku Holanda ka shtatë fitore, Anglia gjashtë sosh, ndërsa në nëntë ndeshje nuk ka pasur fitues.
Fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet në finale me Kombëtaren e Spanjës.
Fakt interesant është që Holanda ka humbur secilën nga tre gjysmëfinalet e saj në Evropian që nga fitimi i turneut në vitin 1988.
Formacionet zyrtare
Holanda: Verbrugen, Dumfries, De Vrij, van Dij, Ake, Schouten, Simons, Reijnders, Malen, Depay, Gapko
Anglia: Pickford, Guehi, Stones, Walker, Trippier, Rice, Mainoo, Saka, Bellingham, Fode, Kane