Anglia kundërshtari i Francës në çerekfinale të Botërorit

Do të jetë Anglia kundërshtari i Francës në çerekfinalet të Kampionatit Botëror pasi skuadra e trajneri Gareth Southgate ka triumfuar ndaj Senegalit me rezultat 3-0.
“Tre luanët” ishin skuadër dominuese gjatë 90 minutave dhe nuk e rrezikuan në asnjë moment objektivin e tyre për të kaluar në fazën tjetër.
Në pesë minutat e fundit të pjesës së parë Anglia realizoi dy gola. Jordan Henderson e hapi serinë e golave në minutën e 38’ dhe pastaj qendërsulmuesi Harry Kane e dyfishoi atë në minutat shtesë duke shkuar në pushim me qetësi maksimale.
Edhe pjesa e dytë dhuroi pasqyrë të njëjtë me Anglinë që kontrollonte lojën dhe Senegalin në anën tjetër që nuk arrinte të rrezikonte portën kundërshtare.
Fitoren e anglezë e vulosi Bukayo Sako i cili në minutën e 57’ shënoi për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Back to top button