Anglia ndalet nga Skocia

 
Ka përfunduar ndeshja e Grupit D të “Euro 2020” mes Anglisë dhe Skocisë, ku brenda 90’ minutave lojë, asnjëra kombëtare nuk ka arritur ta gjejë golin.
Pavarësisht rasteve që kishin lojtarët gjatë ndeshjes, të dy portierët, Marshall dhe Pickford arritën që të mbajnë portat e paprekura.
“Tre Luanët” kishin sot mundësinë që me fitore të kalojnë në vendin e parë në Grupin D, por nuk arritën më shumë se një barazim përballë Skocisë.
Me këtë barazim, Anglia pozicionohet e dyta në Grupin D me gjithsej 4 pikë, aq sa ka edhe Çekia në vendin e parë, kurse me nga një pikë të arkëtuar janë Kroacia dhe Skocia që zënë pozitat tre dhe katër.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë është 0:0.

Back to top button