Drita me qendërsulmues të ri

 
Klubi gjilanas ka bërë zyrtare transferimin e Simonovskit nga Feronikeli.
Qendërsulmuesi Marko Simonovski edhe zyrtarisht është përforcimi më i ri i klubit nga Superliga e Kosovës Drita.
Simonovski ishte pjesë e skuadrës së Feronikelit, dhe sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Dritës, ku do të jetë i gatshëm edhe në garat evropiane për klubin gjilanas.
FC Drita transferimin e Simonovskit nga Feronikeli e bëri zyrtare përmes rrjetit social “Facebook”.
“Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë! Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër.
“Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgatitjet që klubi po i bënë për garat evropiane!”, shkruante në rrjetin social “Facebook” të Dritës.

Back to top button