Anita e lumtur në krahët e Ramushit

Ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëshortja e tij Anita janë ndër çiftet më të komentuara sa i përket politikanëve.
Anita është ajo e cila vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, përmes të cilave e shpreh dashurinë e madhe që e ka për Ramushin.
Një imazh të tillë ajo e ka publikuar edhe së fundmi, ku shfaqet e lumtur të përqafimin e bashkëshortit.
“Me shpirtin e shpirtit”, është mbishkrimi që Anita e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instagram.

Kujtojmë se, Anita dhe Ramushi janë të martuar qe disa vite dhe së bashku kanë tre fëmijë./21Media

Back to top button